BUDALLA m.sh.bised.
1. Ai që është i metë nga mendja, ai që nuk e ka gjykimin dhe arsyen e një njeriu të zakonshëm; ai që është i trashë nga mendja, që nuk është i mprehtë (edhe shar.). Punë prej budallai. Pamje prej budallai. Të bën për budalla. Është budalla me brirë.
2. Ai që flet a sillet pa menduar, ai që nuk vepron me arsye të shëndoshë si të gjithë; ai që nuk mendon shumë e sillet si i krisur (edhe shar.). Ai qenka një budalla! * Shiu i budallait shih te SHI,~U.
BUDALLA mb.bised.
1. I metë nga mendja, që nuk e ka gjykimin dhe arsyen e një njeriu të zakonshëm; i trashë nga mendja, që nuk ia pret; kund. I mençur. Djalë budalla. Vajzë (grua) budallaqe. Është pak (fare) budalla.
2. Që flet a sillet pa menduar, që nuk vepron me arsye e si të gjithë; që nuk mendon shumë, që nuk pyet, që sillet e vepron si i krisur. Trim budalla.