Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BUNACË

    f.
    1. det. Det fare i qetë para ose pas stuhisë; gjendje qetësie e detit, pa erë e pa lëvizje të ujit; kund. burë. Det me bunacë. Fillon bunaca. Bie deti në bunacë.
    2. Ujë i ndenjur, ujë amull; ligatinë. Bunacë e keqe. Tokë bunacë.
    3. Errësirë e madhe natën ose kur koha është e vrenjtur; errësirë brenda në një pyll shumë të dendur etj. Bunaca e natës. Bunaca e pyllit. Ra bunaca.
    4. fig. Qetësi, kohë pa trazime; amulli. Çaste bunacë.
    5. përd. mb. Shumë i errët, i zi sterrë. Qiell bunacë. Natë bunacë.

      Shprehje

      • U bë bunacë a) iu rrit barku nga barra (për gratë); b) u fry, u bë kacek nga të ngrënët.