ÇIBUK m.sh.
1. Llullë, zakonisht prej druri, me kokë e me bisht të gjatë për të pirë duhan; cigarishte me bisht të gjatë. Çibuk i gdhendur. Çibuk shqope. Bishti i çibukut. Koka e çibukut. Ndez çibukun. Mbush çibukun me duhan. Thith (shkund) çibukun. Pi me çibuk.
2. bujq. Bisk a degë e hollë, që pritet nga një pemë për t’u mbjellë. Çibuk hardhie. Çibuk ulliri (ftoi). E mbjellin me çibukë. Shumëzohet me çibukë.