Skip Navigation or Skip to Content
X
ÇLIRIMTAR m.sh.lart.
Ai që ka luftuar dhe ka çliruar një vend a një popull nga sundimi i huaj ose nga shtypja e klasave shfrytëzuese, ai që e ka shpëtuar një vend a një popull nga zgjedha e robërisë; ai që i sjell lirinë dikujt. Çlirimtarët e vendit (e atdheut). Çlirimtari i popullit. Çlirimtari i të shtypurve. I pritën çlirimtarët me lule.
ÇLIRIMTAR mb.
Që synon të çlirojë një vend a një popull nga sunduesi i huaj ose nga shtypja e klasave shfrytëzuese; që ka për qëllim të heqë zgjedhën e robërisë e t'i japë lirinë popullit; që lufton për çlirimin e dikujt. Lëvizje çlirimtare. Luftë çlirimtare. Forcat çlirimtare. Ushtria çlirimtare.