Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ÇLIROHEM

    vetv.
    1. Fitoj lirinë, shpëtoj nga robëria. Përpiqen të çlirohen nga zgjedha e nga shfrytëzimi (nga robëria, nga skllavëria). U çliruam me luftë e me përpjekje.
    2. Fitoj mundësinë e lirë të veprimit e të zhvillimit, duke shpëtuar nga gjendja e shtypur dhe nga kufizimet e pengesat. U çliruan forcat krijuese të popullit.
    3. Më hiqet diçka që më rëndonte, lehtësohem; shpëtoj nga një barrë a diçka tjetër e padëshirueshme, shpëtoj. Çlirohem nga telashet (nga hallet). Sikur u çlirova nga një barrë e rëndë. Çlirohem nga një detyrë e vështirë.
    4. Zbërthej dhe heq diçka që me kishte shtrënguar fort; bëhet më e lirë diçka që ishte e lidhur a e shtrënguar fort; lirohem. Çlirohem nga rripat. Çlirohet lidhësja. Iu çliruan pajimet kalit. I janë çliruar vidhat.
    5. vet. veta III kim., fiz. Del jashtë nga përbërja e një trupi a e një organizmi gjatë një procesi. Çlirohet hidrogjen (oksigjen). Çlirohet nxehtësia.
    6. vet. veta III fin. Mbetet i lire për t'u përdorur për diçka tjetër. Mjetet financiare që çlirohen.
    7. Pës. e ÇLIROJ. Çlirohet vendi. U çlirua qyteti.