Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ÇOJ

    Ikal.
    1. E nis me dikë a e mbart me një mjet te dikush a deri diku, shpie; e nis dikë në një vend për të kryer diçka, dërgoj; e drejtoj diçka në një vend, shpie, dërgoj; v. III bën që të shkojë diku; kund. bie; sjell: e çoi në shkollë; i çoi në fshat; e çoi me shërbim; i çova ca plaçka; e çoi me postë; e çoi topin në rrjetë; e çoj mendjen (fig.) nis të mendoj; çoi sytë hodhi sytë; s'më çon puna; udha të çon në fshat; i çoi fjalë (të fala); të çon degë më degë (fig.).
    2. fig. E sjell fjalën rrotull; nuk përgjigjem qartë, nuk jap rrugëzgjidhje.
    3. fig. Udhëheq në një drejtim; ndihmoj që të përparojë, të ecë etj.; bëj që të arrijë në një përfundim; shpie: e çoi përpara; e çoi dëm e prishi, e dëmtoi; ja ku e çoi kokëfortësia.
    4. E shpie deri në një cak a në një shkallë; zmadhoj deri në një sasi të caktuar; shpie: e çoi në fund; e çoi deri në dhjetë.
    5. Kaloj kohën; jetoj në njëfarë mënyre; rroj; shpie: si ia çoni?; e çoi jetën në kurbet; e çonte trashë ishte në gjendje të mirë; e çon batbat e shtyn me sot e me nesër, e zvarrit.
    6. bised. E vijoj diçka për njëfarë kohe; jokal. v. III zgjat; shkon edhe ca kohë; rron: e çoi gjatë e zgjati shumë; mos e ço më tutje; e çojnë edhe ca (këpucët).
    7. bised. Ngas: çoj qetë (kuajt); e çon mirë biçikletën (makinën). / pës. çohet v. III.
    IIkal.
    1. Edhe fig., ngreI; kund. ul: e çoi peshë; çoj thesin; çoj dorën; i çoi vetullat; e çoi në mësim; ia çoi fitilin; çoi tryezën heq enët dhe ushqimet pas ngrënies: i çuan çmimet; e çoi moshën; ia çoi moralin; e çoi nga balta e shpëtoi nga një e keqe a nga një gjendje e vështirë; çoi zërin (radion).
    2. I prish gjumin; e ngre, zgjoj: e çoi nga shtrati.
    3. gjah. Nxjerr nga strofulla a nga një vend i fshehtë: i çuan rosat (shkurtat); e çoi lepurin langoi.
    4. fig. E bëj që të marrë pjesë në një veprimtari shoqërore; frymëzoj për diçka, i jap zemër, ngre: e çuan popullin; e çoi peshë i dha zemër të veprojë me vrull; e ngriti më këmbë; i çoi peshë zemrën e preku thellë në zemër.
    5. Bëj punimin e parë, çaj, lëroj, kthej: çoi tokën (arën, ugarin).
    6. fig. I ngjall a i shkaktoj diçka, zgjoj: më çon mallin; të çon etjen.