ÇUKIS
kal.
- v. III quk e ha me sqep; kafshon a pickon lehtë e me të shpejtë; thumbon: pula çukit grurë (elb); e çukiti gjarpri (grerëza).
- Thërrmoj lehtë me një vegël koren e tokës; çjerr a gërvisht lehtë; vras pak: ia çukiti kokën.
- Çokas: çukiste urët e zjarrit.
- fig. E ngacmoj pak, e thumboj me fjalë.