ÇUKIT
kal.
- vet. veta III. I bie me sqep diçkaje, quk me sqep; ha me sqep (për shpendët). Zogu (harabeli, sorra, korbi) çukit. Pula çukit. Çukit grurë (elb, mel). Çukit plisat.
- vet. veta III. Kafshon a pickon lehtë e menjëherë; thumbon (për gjarpërinjtë dhe për disa lloj kandrrash). E çukiti gjarpri (nepërka). E çukitën grerat.
- Thyej a thërrmoj lehtë koren e tokës me një vegël. E çukitën arën.
- E përpjek një send me diçka tjetër, çokas. Çukiste urët e zjarrit.
- Nduk, çjerr a e gërvisht lehtë dikë; vras pak. Ia çukiti kokën. E çukiti në qafë.
- vet. veta III. E zë a e prek lehtë një sëmundje që i lë pikla a njolla (zakonisht për bimët). Rrushin e ka çukitur pajaga.
- fig. E qortoj lehtë, e kritikoj pak. E çukiti pak i ati.