CEFËL
f. sh.
- Cipë që mbulon frutat, kokrrat e drithit, farat, vezët etj., lëvore e hollë, gujavë. Cefël arre. Cefël rrushi. Cefël qepe. Cefla e fasules. Cefël fare. Cefël misri. Cefël veze. I heq ceflën.
- Cipë e hollë që shkëputet nga sipërfaqja e një sendi, leskër; diçka që është bërë si petë e hollë; cope e vogël dhe fare e hollë. Cefla suvaje. Cefël sapuni.
- shih CIF/ËL,~LA. Cefël bombe (predhe). Cefël guri. Cefël druri.
Shprehje
- Zuri cefël shih te ZË.