Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DAVA

    f. sh. bised.
    1. Grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a me shumë njerëzve; sherr. Ishin në dava me të. Bëri dava u grind.
    2. Punë; telash. Dava e vjetër. Dava boshe. Dava dy ditësh.
    3. drejt., vjet. Ankim, padi; gjyq. Bëri dava. Ngriti një dava. E fitoi (e humbi) davanë.

      Shprehje

      • E fitoi davanë doli i fituar, fitoi. E humbi davanë s'fitoi gjë, nuk ia arriti qëllimit, dështoi. Kur s'ke ara në mal, pse bën dava me çakejtë? fj. u. shih tek AR/Ë,~A. Hamë bukën tonë e bëjmë davanë e botës (rrahim thekrën e botës) shih te BUK/Ë,~A.