DËFTOJ
kal.
- Tregoj diçka, kallëzoj. Dëftoi një ngjarje. Dëftoi plagën. Qenit dëftoji shkopin. fj. u.
- Shfaq, tregoj. Dëftoi trimëri. Dëfton kujdes. Dëfton dashuri të madhe për të birin.
- Bëj që të duket nga të gjithë; e paraqit siç është, e tregoj. Puna e dëfton njeriun. fj. u. E dëftoi veten se kush është.