Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DËFTOR

    mb. gjuh.
    1. Që shërben për të dëftuar dikë a diçka, që tregon dikë a diçka. Përemër dëftor përemër që tregon sendin për të cilin flasim dhe e dallon atë nga sendet e tjera të një lloji me të (p.sh. ky, kjo etj.).
    2. Fjali dëftore: lloj fjalie që jep një kumtim të drejtpërdrejtë për ndonjë send ose dukuri dhe që shërben për t'u treguar të tjerëve njohuritë që ka folësi për diçka a për dikë (p.sh. Ushtarët mbrojnë atdheun. Rrushi piqet në gusht etj.).
    3. si em. ~, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. Përemri dëftor. Dëftorët e shqipes. Lakimi i dëftorëve.

      Shprehje

      • Mënyra dëftore një nga mënyrat e foljes në gjuhën shqipe, e cila shpreh një veprim ose gjendje që mendohet nga folësi si diçka që ndodh a është, ka ndodhur a ka qenë, do të ndodhë a do të jetë me të vërtetë (p.sh. punoj, ndodhem, punoja, ndodhesha, kam punuar, do të punoj etj.).