DËLIR
kal.
- Pastroj. Dëlir tokën (nga gurët, nga ferrat). Dëlir oborrin. Dëlir tryezën (sofrën). Dëlir dhomën (shtëpinë). Dëlir plagën. Dëlir dhëmbët. Dëlir grurin (orizin, fasulet). Kripa të dëlir. E dëliri era kohën (qiellin) e kthjelloi.
- I heq një peme a një bime degët a gjethet e thara; krasit. I dëliri pemët. Dëlir duhanin.
- fig. krahin. Çliroj (një vend).
- E çliroj dikë nga një detyrim; e bëj të dalë i larë nga një faj; i pastroj ndërgjegjen. Dëliri veten. E dëliri prej betimit.
- euf. Tredh. E dëliri thiun.