DËLIREM
vetv.
- Pastrohem.
- euf. Lirohet nga barra, lind (gruaja); pjell (kafsha). U dëlir gruaja. U dëlir lopa.
- fig. Çlirohem nga një punë, nga një barrë a detyrim; shlyej një faj, lahem; pastroj ndërgjegjen. U dëlir pak nga punët. U dëlir nga detyrimi. U betua e u dëlir.
- fig. krahin., keq. Shporrem, qërohem; largohem. Dëliru prej këtej!
- Pës. e DËLIR.