DËLIRË
mb.
- I pastër. Dhomë (shtëpi) e dëlirë. Oborr i dëlirë. Qeleshe e dëlirë. Oriz i dëlirë. Farë e dëlirë. Ujë (burim) i dëlirë. Raki e dëlirë.
- euf. Që është liruar nga barra (për një grua lehone).
- fig. I pastër, i panjollosur, i papërlyer; i ndershëm; i çiltër. Vajzë e dëlirë. Ndjenja të dëlira. Dashuri e dëlirë. E ka zemrën (ndërgjegjen) të dëlirë.
- fig. I pafajshëm, i larë. Doli i dëlirë.
- vjet. Që gëzon liri, i lirë. Popull i dëlirë.