DËRGUES
Im. sh.
- Ai që dërgon diçka në një drejtim të caktuar; ai që dërgon dikë në një vend me një detyrë të caktuar. Dërguesi i letrës. Adresa e dërguesit. Nënshkrimi i dërguesit.
- tek. Aparat a mjet i posaçëm që shërben për të dërguar në largësi një sinjal etj.
IImb.
- Që dërgon diçka në një drejtim të caktuar a që dërgon dikë në një vend me një detyrë të caktuar. Zyra (ndërmarrja) dërguese. Shteti dërgues. Arka dërguese. fin. Aparat dërgues. tek.