DËRHEM
m. sh.
- vjet. Njësi e vjetër peshe, e barabartë me një të katërqindtën e okës. Një okë e pesëdhjetë dërhemë.
- bised. Secili nga gurët e vegjël prej metali, me peshë të ndryshme deri në pesëqind gramë, që përdoren për të peshuar, gur peshoreje; gramar. Vë dërhemët në peshore. Kutia e dërhemëve.
- fig. bised. Sasi shumë e vogël, çikë, thërrime, grimë. Nuk teproi asnjë dërhem. Dy (pesë) dërhemë tru ka. S'i mbeti asnjë dërhem nder.
Shprehje
- Burrë katërqind dërhemë burrë i zoti dhe me përvojë, që e njeh mirë jetën dhe di të gjykojë me gjakftohtësi; burrë me karakter të fortë e guximtar, që e mban fjalën e dhënë. Kudo oka katërqind dërhemë është shih tek OK/Ë,~A.