DËRRASË
f. sh.
- Fletë prej druri jo shumë e trashë, zakonisht e ngushtë, që nxirret duke sharruar një trung për së gjati dhe që përdoret si lëndë ndërtimi; copë nga kjo fletë me përmasa të ndryshme. Dërrasë e hollë (e trashë, e shkurtër, e gjatë). Dërrasë pishe (lisi, ahu). Copa dërrasash. Shtrat (nim) prej dërrasë. Dysheme (tavan) prej dërrase. Urë prej dërrasë. Parmakë me dërrase. Valixhe dërrase. Gjerësia (gjatësia) e dërrasës. Sharron (çan) dërrasa. Pres dërrasën. E shtroi (e veshi) me dërrasa.
- Diçka që është ndërtuar me fletë të tilla druri ose me copa prej tyre. Dërrasa e zezë faqe prej fletësh të tilla druri, e lyer me bojë të zezë, që shërben për të shkruar mbi të me shkumës. Dërrasë shahu (dame) fushë shahu (dame). Dërrasa e basketbollit tabela e basketbollit. Dërrasa e dritares parvazi i dritares. Dërrasa e mishit copë prej flete të trashë druri, mbi të cilën presim mishin. Laj (pastroj, kruaj) dërrasat laj dyshemenë. Ulem në dërrasë ulem në dysheme.
- Pllakë guri, rrasë. Dërrasa të zeza (të bardha). Nxori dërrasa në mal. E mbuloi çatinë me dërrasa.
- zakon. sh. bised. Veshëzat e parmendës. Dërrasat e parmendës.
- përd. mb. fig. bised. I sheshtë, i rrafshët; petë. E ka gjoksin dërrasë (zakonisht për një vajzë a grua me gjoks të pazhvilluar).
- përd. mb. fig. bised., keq. I trashë nga mendja, budalla; që s'di gjë fare. Është fare dërrasë. Ishte dërrasë në aritmetikë.
Shprehje
- Çan dërrasa (kopalla, dokrra) shih te ÇAJ. Çan dërrasa pa pykë shih te ÇAJ. Si gozhda në dërrasë shih te GOZHD/Ë,~A. I kanë ikur dërrasat ka luajtur mendsh. I ka krisur një dërrasë është si i luajtur mendsh. I krisi një dërrasë (koka, mendja) dikujt shih te KOK/Ë,~A. Mbeti dërrasë (teneqe, kripë) shih te MBES
- Ka mbetur në dërrasë është fare bosh, s'ka asgjë brenda (për shtëpinë, dhomën etj.); ka mbetur pa asnjë mjet jetese e pa para (për njerëzit). I mungon një dërrasë ka një dërrasë mangët. Iu bë barku dërrasë (petë, gropë) shih te GROP/Ë,~A. I humbtë varri e dërrasa! mallk. shih te VARR,~I. Ka një dërrasë (ca dërrasa, një hatull) mangët mospërf. është budalla, është i metë nga trutë. E mbaj si edhin në dërrasë dikë shih tek EDH,~I. Nuk shkel (nuk bie) në dërrasë (në dhogë) të kalbur nuk bie në gabim, është shumë i kujdesshëm në sjellje e në veprime, nuk vepron pa i peshuar mirë punët. Dërrasa (dhoga) e kraharorit anat. eshtër e gjerë dhe e gjatë si pllakë në mes të kraharorit, ku lidhen brinjët.