DËRRMOHEM
vetv.
- vet. veta III. Bëhet copa-copa të vogla; bëhet thërrime, thërrmohet. Dërrmohet buka (djathi). U dërrmua duhani.
- vet. veta III bised. Shkoqet (për misrin, grurin etj.). Dërrmohet gruri kur nuk e korrin me kohë.
- Vritem keq a plagosem duke u përplasur diku etj.; shembem, copëtohem. U dërrmua te gurët. U dërrmua në krah. U dërrmua keq. I janë dërrmuar këmbët (gishtat).
- edhe fig. Lodhem a dobësohem shumë duke bërë diçka, këputem, rraskapitem; përpiqem e mundohem shumë, copëtohem. U dërrmua në punë. Ishin dërrmuar nga udha. U dërrmua për të rritur fëmijët.
- fig. Tronditem shumë, vritem shpirtërisht.
- Pës. e DËRRMOJ I.