DËRRMOJ
kal.
- E bëj copë e grimë, e thërrmoj; bised. shkoq misrin etj.: i dërrmuan plisat.
- Vras keq a plagos një pjesë të trupit; e shemb: ia dërrmoi nofullat (hundët).
- fig. E trondit shumë dikë, e vras shpirtërisht: e dërrmoi vdekja e të birit; / e lodh dhe e dobësoj shumë; e mundoj shumë, e rraskapit; e copëtoj: e kishte dërrmuar mërgimi.
- fig. Shkatërroj, shpartalloj krejt; prish fare: i dërrmoi kundërshtarët.