Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DERR

    m. sh.
    1. Kafshë shtëpiake me trup e me qafë të trashë, me këmbë të shkurtra e me tun të zgjatur, që rritet për mishin, për dhjamin etj.; mashkulli i kësaj kafshe: merr derr (dosa) mbarset; punon (ha) si derr (bised.) punon (ha) shumë; derr i egër (pylli) (zool.) kafshë e tillë e egër me kreshtë të ashpër e të murrme; nuk ka pyll pa derra (fj. u.); nuk fshihet derri në thes (fj. u.); derri do plumb (fj. u.) e keqja duhet zhdukur me forcë e me rrënjë.
    2. Gjymtyrë e parë a e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta në fusha të ndryshme: derr deti (zool.) gjitar mishngrënës me një feçkë të gjerë e të rrumbullakët, që jeton në det; fruthi i derrave (veter.).
    3. fig. bised. keq. Njeri shumë i shëndoshë; njeri i trashë nga mendja e kokëfortë: derr me zile (shar.) njeri shumë i trashë nga mendja e i neveritshëm; si nuk e kupton, derri!; të gjithë derrat një turi kanë (fj. u.); / njeri i papastër, njeri i ndyrë a maskara: ç'derr që është!
    4. Si mb. bised. shumë i madh; shumë i rëndë; alamet, goxha: një derr lopate; një derr vape.

      Shprehje

      • Bëhem derr mërzitem shumë; si derri në thark shumë i mërzitur; derr në thes keq. pa ditur gjë, pa e parë ose pa e njohur fare dikë a diçka; hyn derri e dosa keq. hyn e del gjithkush si në një shtëpi pa zot, është han me shtatë porta; pëlcet derri është vapë e padurueshme; pëlcet derrin (dikush a diçka) të fryn e të zemëron pa masë; të mërzit shumë; i thotë (i thërret) derrit dajë nga e keqja quan mik edhe atë që s'e do e që s'i pëlqen; i bën qejfin një njeriu jo të mirë.