DERVISH
m. sh.
- fet. Murg i sektit bektashian, që jeton e kryen shërbime fetare në një teqe (në vendet ku vepron feja myslimane; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Si xhybja (si mjekra) e dervishit. Është bërë si dervish nuk është rruar e nuk është qethur prej kohësh, i është rritur mjekra shumë.
- krahin. Dordolec. Vuri një dervish në arë.
- bot. Lloj kërpudhe me bisht të gjatë e me kësulë të bardhë.
- zool., krahin. Çafkëlore. Fluturonin dervishët.
- krahin. Lloj misri me shumë mustaqe në kalli.