Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DERVEN

    m. sh. vjet.
    1. Grykë mali. Zunë dervenin. I bënë pritë në një derven.
    2. Rrugë e gjerë, rrugë kryesore jashtë qytetit. Ecnin (shkonin) dervenit.
    3. krahin. Shul, që vendoset në pjesën e pasme të tezgjahut për ta mbajtur pëlhurën të shtrirë. Shtrëngon dervenin. Derveni nuk luan.