DRITARE
f. sh.
- Pjesë e hapur në murin e një ndërtese, në vagonët e trenit, në kabinat e anijeve etj., nga e cila hyn drita dhe ajri ose nëpërmjet së cilës shohim jashtë; korniza me xhame që mbyll këtë të hapur. Dritare të mëdha (të vogla). Dritare katrore (katërkëndëshe, të rrumbullakëta). Dritaret e automobilit (e trenit...). Dritarja e vendstrehimit. Xhamet e dritares. Kanatet (fletët) e dritares. Pezuli i dritares. Perdet e dritares. Dhomë me dy dritare. Hap (mbyll) dritaren. Rri (del) në dritare. Shikon nga dritarja. Nxori kokën nga dritarja. E hodhi (e flaku) jashtë nga dritarja.
- shih DRITAREZ,~A
- Shkoi në dritare. I mori gjellët nga dritarja.
- fig. Dalje në det, nëpërmjet së cilës një vend mund të lidhet drejtpërdrejt me një vend tjetër. Nuk ka dritare në det.
- fig. Diçka që të lidh me botën e jashtme, që të hap e të zhvillon horizontin e dijes etj. Çdo libër i mirë është një dritare për të parë botën.
- bised. Pak kohë e lirë në mes të orarit të punës; orë e lirë midis mësimeve në shkollë; një orë pushimi në orarin e ditës së mësimeve. Ka një dritare të hënën.