DRITAREZ
f. sh.
- zvog. i DRITAR/E,~JA. Dritareza e dhomës (e bodrumit). Dritarez me hekura.
- Dritare e vogël në murin e kuzhinave, të biletarive e të disa zyrave, nëpërmjet së cilës merren gjellët, biletat etj. Dritareza e kuzhinës. Dritareza e biletarisë. Dritareza e letrave (e telegrameve). Biletat (pullat) shiten në dritarez. Shkoi në dritarez.