DUAR-DUAR
ndajf.
- Jo në të njëjtën kohë, jo menjëherë, herë pas here; pjesë-pjesë e sipas një radhe të caktuar. E dorëzuan veprën duar-duar.
- Grumbuj-grumbuj. Të korrurat i bënë duar-duar.
- Me shenja a ndryshime të tilla që bien në sy menjëherë; diku më mirë e diku më keq, jo njëlloj, jo në mënyrë të njëjtë. E ka bërë duar-duar. E leu shtëpinë duar-duar.