DUARTHARË
mb.
- Që i mungon shkathtësia e shpejtësia në punë, që punon shumë ngadalë e që i shpëtojnë gjërat nga duart, i mefshtë; që nuk i jepet fare për punë, që ia përton punës; mallk. që iu thafshin duart. Qenka duartharë.
- Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Ku e bën dot ai duarthari.