DYSH
Imb. bised.
- Që përbëhet nga dy pjesë a njësi, që është një e tërë me dy pjesë ose me dy njësi; çift. Tel dysh tel me dy fije. Pipëz dyshe pipëz me dy tyta. Gjilpërë dyshe. Koritë dyshe. Strofë dyshe. let. strofë me dy vargje, dyvargësh.
- Që ka përmasa ose vlerë prej dy njësish; që nxë dy njësi të caktuara; që është për dy veta. Dërrasë dyshe dërrasë e trashë dy centimetra. Xham dysh xham i trashë dy milimetra. Gozhdë dyshe gozhdë e gjatë dy centimetra. Xhezve dyshe xhezve për dy filxhanë kafe. Krevat dysh. Barkë dyshe.
- Që bëhet a luhet nga dy veta; që bëhet ndërmjet dy vetave. Valle dyshe. Ushtrime dyshe. Pasime dyshe. sport.
IIndajf.
- Në dy pjesë, përgjysmë. E ndau (e preu) (më) dysh. U ça (u këput) (më) dysh.
- Duke vënë së bashku a njëra mbi tjetrën dy fije, dy pjesë etj.; dy herë. Palos (më) dysh letrën (stofin...). E bëri (më) dysh fillin.
- Me dy mendje, në mëdyshje, mëdyshas (e shoqëruar me parafjalën më). Jam (qëndroj, mbetem) më dysh. E kam më dysh.
Shprehje
- Është thyer (është këputur) më dysh a) është përkulur shumë; është kërrusur nga pleqëria, nga sëmundjet etj.; b) është lodhur shumë nga një punë e rëndë që bëhet zakonisht duke e përkulur trupin. S’ia bën fjalën dysh dikujt shih te BËJ. S'e bën dysh (dy) fjalën (e dhënë) e mban fjalën. E ndau punën dysh e zgjidhi një punë, një çështje në mënyrë të qartë e të prerë. E ndan (e çan) qimen (më) dysh (katërsh) shih te QIM/E,~JA. Më ndahet zemra dysh shih te ZEM/ËR,~RA.