DYST
ndajf. bised.
- Pa të ulura e të ngritura; rrafsh, shesh. E qethi (e korri) dyst. Shtrihet dyst. E bëri dyst e dystoi.
- Rrafsh me tokën, shesh; këmbëkryq. Ulet (rri, shtrohet) dyst.
- Plot e përplot, deri në buzë, rrafsh. Lumi ishte mbushur dyst.
- fig. Në rregull, në vijë; mbarë. I ka punët dyst.
- përd. mb. I dystë. Vend dyst. Rrugë dyst. Arë (fushë) dyst.
Shprehje
- I shkel këmba dyst (shesh) shih te SHKEL.