Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    EDH I

    m. sh.
    1. Vend i ngritur buzë arave ose anës shesheve, udhëve, hendeqeve etj., mezhdë, trap. Ledhi i arës (i livadhit, i rrugës, i hendekut). Ledhet e llogoreve. I pengojnë edhe ledhet. Ecte nëpër ledh (ledh më ledh). Mbroheshin pas ledhit. I prishën ledhet e i bashkuan arat.
    2. Pendë dheu që bëhet për të penguar ujërat, sfrat. I bënë ledhe të larta lumit. U çanë ledhet nga ujërat.
    3. Rrip i ngushtë arë; lehe. Ledhet e perimeve. Dy ledhe misër.
    4. Mur i trashë guri i një kalaje a qyteze; mur guri pa llaç, që bëhet në toka të pjerrëta për të mos shkarë dheu. Ledh i lartë (i gjatë). Brezare me ledhe. Kala me ledhe të forta.
    5. fig. Pengesë, gardh; prag. I vuri (iu bë) ledh diçkaje. E hodhi (e kapërceu) ledhin.

      Shprehje

      • S'i hedh dot ledh punës edhe poh. nuk e rregullon dot, nuk gjen dot një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme për një çështje. Zuri ledhin (përruan) keq. shih te ZË.