Skip Navigation or Skip to Content
X
EDHE III pj.
Përdoret për të theksuar a për të përforcuar kuptimin e një fjale, të një togfjalëshi ose të një fjalie. Edhe sot e kësaj dite. Edhe atje ai nuk hoqi dorë. * Edhe në qofte se... (edhe po qe se.... edhe në.... edhe sikur... ) përdoret kur tregojmë se diçka prapëseprapë do të ndodhë, megjithëse ka rrethana që e pengojnë atë. Edhe pse përdoret për të lidhur një fjali të varur lejore me fjalinë kryesore. Jo vetëm ..., por edhe ... shih te VETËM. Jo vetëm që ..., por edhe ... shih te VETËM. Si... (ashtu) edhe... përdoret për të lidhur dy gjymtyrë fjalie të një fare ose dy fjali që krahasohen ndërmjet tyre.