ËMË
f. sh.
- Gruaja kundrejt fëmijëve që ka bërë, nënë. E ëma nëna e saj a e tij. E ëma e vajzës. Jot ëmë. Ëmë e bijë (e bir). Kushëri nga e ëma.
- Kafsha femër kundrejt të vegjëlve të saj, nënë. Pi tek e ëma.
Shprehje
- Si e ëma dhe e bija mospirf. njësoj, nuk kanë dallim. Flet si e ëma e Zeqos majë thanës thjeshtligj. flet kot, pa u menduar, flet kot së koti. Po nuk qau fëmija, nuk i jep e ëma (nëna) sisë (gji, të pijë) fj. u. shih te QAJ.