QAJ
jokal.
- Derdh lot me dënesë ose pa zë nga dhembja e madhe, nga hidhërimi ose nga një ndjenjë tjetër tronditëse; lotoj; kund. qesh. Qan me (pa) lot. Qan me (pa) zë. Qan me dënesë (me ngashërim). Qan me të madhe. Qan nga hidhërimi (nga inati, nga gëzimi). Qan foshnja në djep. Qan e bot. bised. derdh lot pa pushuar, me të madhe. Qan si fëmijë. Zuri (nisi, filloi) të qante. Plasi së qari. E bëri të qante. I vjen për të qarë.
- vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më rrjedhin lot (nga sytë). Më qajnë sytë.
- vet. veta III. Pikon, rrjedh nga pak ose nxjerr bula të vogla uji në sipërfaqe. Qan toka (ara). Qan hardhia. Qan fuçia (voza, shtamba). Qan muri.
- vet. veta III. Vishet me pika uji nga avulli (zakonisht për xhamat ose për anët e një ene prej qelqi). Qajnë xhamat. Qan gota.
- vet. veta III. Nxjerr një zë të zgjatur e të çjerrë, gërvin. Qan dera (dritarja). Qan çikriku i pusit. Qajnë rrotat e qerres.
- vet. veta III fig. E ndien shumë mungesën e dikujt a të diçkaje; e kërkon me të madhe, e pret me padurim. Qan shtëpia për burrë. Qan puna për lot. Qan toka (ara) për ujë. Qan pylli për sëpatë. Qajnë gurët e oborrit për të.
- fig. vjet. Ankohem për diçka a kundër dikujt, qahem. Qan pa të drejtë.
- kal. Vajtoj për humbjen e një të afërmi a për vdekjen e dikujt; shpreh me lot e me fjalë hidhërimin mbi trupin e një të vdekuri sipas zakonit për ta nderuar. Qau vajzën (djalin, burrin). Qan me ligje (me fjalë). E qau i gjithë fshati. E qau i madh e i vogël. Qafsh kokën tënde! mallk. vdeksh. Qafsha nënën (babanë!, të gjithë!). bised. betim për kokën e nënës (e babait, e të gjithëve) për të dëshmuar se ajo që themi është e vërtetë. Të qafsha! bised., shak. i thuhet me përkëdheli zakonisht një fëmije të hijshëm ose që bën diçka tërheqëse. Më qafsh! bised. i thuhet një njeriu të afërm kur i lutemi të bëjë diçka me kujdes a shpejt.
- kal. fig. bised. Vajtoj për diçka të humbur ose që nuk kthehet më; e quaj të humbur diçka pa asnjë shpresë që ta gjej ose që të më kthehet. E qau rininë. Qante verën në dimër. Qaje atë kohë! E qau orën (kuletën). I qau paratë.
- kal. fig. bised. Bëj në mënyrë të përkryer një punë që kërkon mjeshtëri të veçantë, shprehi e aftësi jo të zakonshme; e shkrij. E qan violinën (çiftelinë, gërnetën). E qante atë këngë. E ka qarë me lot përkthimin (hartimin, portretin). Ajo e qan byrekun (bakllavanë). E kishte qarë fare.
- kal. thjeshtligj. E ha ose e pi diçka të tërën, s'lë asnjë çikë a asnjë pikë, e thaj. E qau glikonë. E qau gotën e rakisë.
Shprehje
- Lan e qan shih te LAJ. E qau gërmadha shih te GËRMADH/Ë,~A. I qaj hallin dikujt a) i tregoj hallin tim dikujt për t'u këshilluar me të ose për të kërkuar ndihmë; b) më vjen keq për dikë, marr pjesë në hidhërimin e dikujt; shqetësohem e merakosem për dikë. Mos i qaj hallin atij! mos u bëj merak për të! (thuhet kur dikush shqetësohet për një njeri që është në gjendje të mirë ose që mund t'i përballojë vështirësitë a pengesat vetë a me ndihmën e miqve që ka). Ia qan piten diçkaje thjeshtligj. është shumë i zoti e i shkathët për të bërë diçka, ia del në krye shumë mirë një pune, e bën në mënyrë të përsosur një punë që kërkon aftësi e mjeshtëri të veçantë. Të qan (të than) qoshen e bën shumë mirë diçka, e kryen një punë me mjeshtëri. As qan, as qesh as i mirë, as i keq; as të ngroh, as të ftoh. Qan pa rrahur s'ka asnjë arsye që të jetë i pakënaqur, ankohet kot. I qan syri (i qajnë sytë) për dikë a për diçka e dëshiron shumë dikë a diçka. I qan shpirti (zemra) për dikë a për diçka a) vuan shumë për dikë a për diçka; b) ka dëshirë të madhe që ta ketë pranë dikë a të bëjë diçka. Më qan zemra te dikush dyshoj te një njeri, kam dyshim te dikush (për një vjedhje, për një shpifje, kallëzim etj.). Për të qeshur e për të qarë shih te QESH. Ishte bërë për të qarë me lot ishte në gjendje shumë të keqe, ishte në gjendje të vajtueshme. I fundit o qesh o qan. fj.u. ai që mbetet në fund kur ndahet diçka në pjesë o fiton o humbet (sepse mund t'i mbetet një pjesë më e madhe, por mund t'i mbetet edhe një pjesë më e vogël). ishte për të qarë hallin shih te HALL, ~I. Mos të qaftë syri kurrë! ur. shih te SY,~RI Qesh, se s’qan dot tregohet i gëzuar sa për sy e faqe, nuk ndjen gëzim me të vërtetë, qesh nga e keqja. Qesh me sy e qan me zemër nuk e shfaq përpara te tjerëve dhembjen a hidhërimin që ka. Sa të qajnë qetë, qan qerrja shih te KA,~U. Të vret natën e të qan ditën shih te VRAS. Kur të ikën koka (kur të presin kokën), mos qaj për flokët! fI. u. shih te KOK/Ë,~A. Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna (e ëma) sisë (gji, të pijë) fj. u. thuhet për një njeri që nuk flet për nevojat, për kërkesat ose për të drejtat e veta, por pret që t'ia plotësojnë vetiu. I qan hallin kalorësit se i varen këmbët shih te KALORËS,~I.