KA
m. sh.
- Qe(të) kafshë shtëpiake dythundrake e ripërtypëse, që mbahet për të lëruar tokën, për të tërhequr qerren etj.: mish kau; një pendë qe; punon si ka punon shumë e pa hile; kau lidhet për brirësh, njeriu lidhet për gjuhe (fj. u.); humbi qetë e pyet për brirët (fj. u.) humbi diçka të madhe, ndërsa shqetësohet për diçka më të vogël; qetë e këqij e thyejnë zgjedhën (fj. u.) punëtori i keq nuk bën punë të mirë.
Shprehje
- E bën kaun me viç shpif ose sajon gjëra të paqena; qe si qe u bë si ka shak. ndodhi si ndodhi, tani ta lëmë këtë çështje; si kau në ugar duke u vërtitur kot; (kjo është, kësaj i thonë) tre qe e dy pendë thuhet për një punë që nuk mund të bëhet a nuk mund të rregullohet; i mbrehu (i zuri) qetë (me dikë) filloi të grindet a të zihet; (njihet) si kau (si kali) balash dallohet mirë midis të tjerëve; e tregojnë me gisht; polli kau, të të rrojë viçi iron. përdoret për një njeri të leshtë dhe mendjelehtë; i pjell edhe kau (mushka) i pjell edhe këndesi; sa të qajnë qetë, qan qerrja sa të ankohet ai që lodhet, ankohet ai që s'ka ndonjë barrë mbi kurriz; (rrinë) si qe (si kuaj) të vjedhur rrinë pa u ndier, si të tulatur; e zë (e kap) kaun (demin
- ) për brirësh.