KU
Indajf.
- Përdoret për të pyetur për vendin në të cilin ndodhet ose drejt të cilit shkon dikush a diçka, për cakun e shtrirjes së një veprimi etj.: ku shkoni? deri ku vete?
- Edhe si lidh. përdoret për të lidhur gjymtyrë të një fraze ose dy trajtat e një foljeje që përsëritet, si dhe një fjali të varur vendore me fjalinë kryesore a drejtuese: shkuan ku ra tërmet; po ecim ku shkelën të parët; të dalë ku të dalë.
IIpj.
- Përdoret në pyetje retorike për të përforcuar një pohim a një mohim, një zemërim etj.: ku i besohet atij?!
- Përdoret e përsëritur për të treguar shkallën e lartë të dallimit ndërmjet sendeve, ndërmjet vetive të tyre etj.: ku e ku më larg.