FIKEM
vetv.
- vet. veta III. Shuhet. Fiket zjarri. Fiket drita (llamba, qiriri). U fik motori. U fik radioja.
- fig. Më gjen një e keqe e madhe, shkatërrohem keq, dëmtohem rëndë; e pësoj keq, marr fund, mbaroj. U fik fare. U fik nga sëmundja.
- vet. veta. III edhe fig. Humbet dalëngadalë fuqinë etj.; nuk është më. Iu fik zëri. U fikën shpresat (ëndrrat).
- vet. veta III krahin. shih FIKATEM
- Pës. e FIK.
Shprehje
- U fikën gazit u shkulën së qeshuri, u gajasën. S’i fiket (s’i trembet) syri shih te TREMBEM.