TREMBEM
vetv.
- Më hyn frika menjëherë e në mënyrë të papritur, ndiej frikë; frikësohem, më zë frika përpara një rreziku, një kërcënimi etj. U tremb në gjumë. U tremb kot. Mos u tremb! Nuk u trembet vështirësive. Trembët nga zhurmat.
- Shqetësohem shumë për dikë a për diçka, kam shumë merak për të, nuk jam i qetë, kam frikë se mos...; ia kam frikën dikujt, druhem. Trembej shumë për të birin. Trembej se mos u ndodhte ndonjë e keqe fëmijëve. I trembej atij.
- vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) fig. Më ikën, më largohet diçka (nga një shqetësim, nga frika etj.). M'u tremb gjumi. Iu tremb qumështi lopës.
- Pës. e TREMB.