Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FISHKËLLEJ

    jokal.
    1. edhe kal. Nxjerr një zë të hollë e të mprehtë, duke fryrë fort me buzë të mbledhura ose me gishtërinj në gojë; nxjerr një zë të tillë, duke i fryrë bilbilit a ndonjë mjeti tjetër; marr një melodi me zë të tillë. Fishkëllej me gishta. I fishkëlleu qenit. Fishkëllen bukur. Shkonte duke fishkëllyer.
    2. vet. veta III. Nxjerr një tingull të hollë e të mprehtë, nxjerr një zë tingëllues (për disa kafshë etj.); nxjerr një zë si fishkëllimë (për diçka që lëviz me shpejtësi). Fishkëllen cjapi i egër. Fishkëlleu sirena. Fishkëllenin plumbat. Fishkëllente era.
    3. edhe kal. Shpreh mospëlqim a kundërshtim me anë të fishkëllimave, pres me fishkëllima. Populli e fishkëlleu presidentin amerikan.

      Shprehje

      • I fishkëllen (i fryn, i këndon) në vesh dikujt shih te VESH,~I.