FLAKËROJ I
jokal.
- vet. veta III. Lëshon flakë; digjet duke bërë flakë. Flakëronte zjarri.
- vet. veta III. Lëshon një dritë të fortë e të menjëhershme. Flakëron dielli. Flakërojnë shkëndijat.
- vet. veta III. Duket sikur merr flakë, përflaket; kuqëlon. Flakëron horizonti. Flakërojnë flamujt në erë.
- vet. veta III. Shkëlqen fort, shndrit (edhe fig.). I flakëronte fytyra. I flakëronin sytë.
- kal. vet. veta III. I jep një ngjyrë të kuqe, të ndezur, e ndez, e përflak, e bën që të kuqëlojë. Dielli e flakëroi qiellin.
- kal. E djeg shumë diçka, e përzhit (për bukën etj).
- vet. veta III fig. Ndizet flakë, zien, vlon. I flakëron zemra. I flakëron gjaku.
- kal. fig. Mbush me ndjenja të zjarrta, ia ndez zemrën flakë.
- kal. Godas me pëllëmbë, i jap një shuplakë.