FOSHNJË
f. sh.
- Fëmijë i vogël që ushqehet ende me qumështin e nënës, fëmijë djepi. Foshnjë e porsalindur. Foshnjë gjiri. Zë foshnje. Shtëpia e foshnjës. Mendje (punë) foshnje. Është ende foshnjë. Qan foshnja. Qante si foshnjë.
- mospërf. Njeri i papjekur dhe fare pa përvojë në jetë; fëmijë.