FRYHEM
vetv.
- Ënjtem (nga një sëmundje, nga një goditje etj.). Është fryrë i tëri. M'u fry dora (syri, këmba). I fryhet barku.
- bised. Ngopem me të ngrënë, më mbushet barku. U fry mbrëmë. Nuk fryhet asnjëherë. Hëngri sa u fry.
- vet. veta III. Shtohet sasia e ujit (të përrenjve, të lumenjve etj.), ngrihet niveli i ujit. U frynë lumenjtë (përrenjtë) nga shirat.
- vet. veta III. Bymehet, mbufatet nga uji a nga një lëng tjetër. Fryhen dërrasat e vozës. Janë fryrë dritaret e nuk mbyllen.
- bised. Shëndoshem shumë, ngjallem, majmem. Është fryrë shumë.
- fig. Mbahem më të madh, krekosem e shes mend përpara të tjerëve. Fryhet si gjeli majë plehut.
- Më hipën inati, zemërohem. Ishte fryrë sa s’flitej me të.
- Pës. e FRYJ.
Shprehje
- Iu frynë ijët hëngri shumë. Iu fry koka a) ndien lodhje të madhe nga puna mendore; b) iu rrit mendja. U fry si qumësht shih te QUMËSHT,~I. I janë fryrë tëmthat është inatosur shumë. M'u fry zemra u hidhërova shumë, u dëshpërova. Iu fry zemra nga gëzimi u gëzua shumë, iu bë zemra mal.