Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FRYJ

    kal.
    1. Nxjerr fry men me vrull drejt diçkaje, çoj një rrymë ajri mbi të: i fryj zjarrit; u dogj nga qulli e i fryn kosit (fj. u.); / i jap frymë me forcë një vegle muzikore etj.: i fryn fyellit (borisë, bilbilit).
    2. E mbush me ajër diçka; kund. shfryj: fryj topin (rrotën e makinës).
    3. jokal. v. III lëviz (ajri); ka erë: nuk fryn këtu; fryn veriu (juga).
    4. Ënjt, e buhavit: e ka fryrë pickimi i grerëzës; / bised. zakon. keq. i jap të hajë me tepri; e tulos a e dhjamos shumë në trup: e kishte fryrë lopën në jonxhë; ia fryn barkun.
    5. v. III i shton masën a madhësinë (zakonisht për diçka që tharmëtohet); bymen, mbufat; ngre nivelin e ujit (të lumenjve etj.): soda e fryn revaninë; lagështira i fryn dërrasat; u shkri bora dhe e fryu Drinin.
    6. fig. Rrit a zgjeroj diçka me tepri; e paraqit diçka më të madhe nga ç'është në të vërtetë: i frynë organikat; i fryu të metat.
    7. fig. bised. E zemëroj shumë; e mërzit dhe bëj që të humbasë durimin: më fryu me kalamallëqe; e fryu me pyetje të kota; / e nxit kundër dikujt: e kanë fryrë kundër meje.
    8. Ysht.
    9. jokal. bised. Iki, ia mbath.