Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    FRYMOR

    Im. sh.
    1. Qenie e gjallë (zakonisht për kafshët dhe për njerëzit), krijesë e gjallë që lëviz dhe ka ndjeshmëri. Frymorët dhe bimët.
    IImb.
    1. Që merr frymë me mushkëri; i gjallë. Qenie frymore.
    2. Që nxjerr tinguj muzikorë duke i fryrë me gojë, që vihet në veprim me anë të frymës (për veglat muzikore); që përbëhet nga vegla, të cilave u fryhet me gojë. Vegël frymore. Orkestër frymore.
    3. gjuh. Që shënon qenie të gjalla. Emrat frymorë dhe jofrymorë.