FSHIK
kal.
- Ia bëj trupin a një pjesë të tij me fshika, bëj që t'i dalin fshika. Ethet ia fshikin buzët. Thëllimi të fshik duart.
- I shkaktoj një gërvishtje a një plagë të lehtë; vet. veta III e zë pak (një sëmundje); e plagos lehtë. Plumbi e fshiku në krah (në këmbë). E fshiku pak gripi. Duhanin e ka fshikur vrugu
- E prek lehtë me dorë, e çik paksa.
- vet. veta III fig. Bie a prek pak diku. Dielli ka fshikur majat e maleve.
- Fshikulloj me thupër etj. Fshik kalin.