FTOH
kal.
- E bëj më të ftohtë, i pakësoj të nxehtët; i heq të ngrohtët dhe e bëj të ftohtë; kund. ngroh. Ftoh ujin (qumështin, gjellën), Ftoh dhomën. Ftoh pjeprin.
- fig. E, bëj dikë t'i dobësojë e t'i prishë lidhjet e marrëdhëniet miqësore me një tjetër ose të mos ketë për të dashurinë e mëparshme, e largoj dikë nga një njeri i afërt; ia pakësoj dikujt dëshirën, vullnetin a vrullin për një punë. Ua ftohu miqësinë (marrëdhëniet). Ia ftohu ndjenjat. E ftohu me vëllanë (me shokët).
- Lëvroj tokën për herën e tretë. E ftohu tokën.
- bised. Shuaj, fik. Ftoh dritën (llambën, kandilin). Ftoh zjarrin.
- Kalit një vegël prej metali duke e nxehur shumë e duke e futur pastaj menjëherë në ujë të ftohtë. Ftoh sëpatën.