GATI
I
- I. ndajf. 1. Në gjendje për të bërë diçka menjëherë, pa ia përtuar e në mënyrë të vendosur. Gati për punë e për mbrojtje. Gjithmonë gati! Bëj gati përgatit. Bëhem gati përgatitem. Rri gati. Është gati për punë (për rrugë). Jam gati të punoj (të veproj, të flas). A jeni gati? Makina është gati. Reparti është gati.
- Në gjendje të kryer a të përfunduar. Dreka është gati. Fjalimin e ka gati. II. pj. 1. Në madhësi, në sasi a në cilësi të afërt me një tjetër, pak a shumë, pothuajse. Gati i barabartë. Gati fëmijë. Gati gjysma. Gati të gjithë. Gati njëlloj. Gati plot. Gati pesë fish. Gati kudo. Gati sa unë. Gati si kjo. Gati gjithë ditën.
- Për pak sa, mend, desh, pothuajse (kur mbetet fare pak për të ndodhur diçka). Gati harrova. Gati u rrëzua. Gati u err. Gati sa s'më zuri gjumi. Gati sa s'u zunë. Dega ishte gati në të thyer. Ishte gati në të errur (në të gdhirë).
Shprehje
- Kujto (zër në gojë) qenin, bëj gati (rrëmbe) shkopin fj. u. shih te QEN,~I.
IIf. vet. sh.
- Përgatitje, gatitje. Gatitë e dasmës. Gatitë e udhëtimit. Bëj gatitë gatitem, përgatitem.