GËRSHËRË
f. sh.
- Vegël e përbërë nga dy krahë të mprehtë çeliku, që lëvizin të kryqëzuar rreth një boshti të përbashkët për të prerë pëlhurë, letër, llamarinë etj. ose për të krasitur pemët. Gërshërë e vogël (e madhe). Gërshërë flokësh. Gërshërë rrobaqepësish. Gërshërë thonjsh. Gërshërë për krasitje. Gërshërë për prerjen e metalit. Dorezat e gërshërës. Pres (qeth) me gërshërë.
- Makinë a mekanizëm me dy krahë të mprehtë për prerjen e metaleve të ndryshme, të lëkurës etj. Gërshërë automatike. Gërshërë elektrike.
- Qethja e dhenve me një vegël të tillë; sasia e leshit që merret nga kjo qethje. Gërshëra e parë (e dytë).
- shih GËRSHËRËZ,~A 1.
- fig. Dallim i theksuar, hendek; mospërputhje. Gërshëra e çmimeve. Gërshëra midis fshatit dhe qytetit. Gërshëra midis punës mendore dhe punës fizike. Ngushtimi i gërshërës midis importit dhe eksportit.
- përd. mb. sport. Që bëhet duke kryqëzuar këmbët ose duart. Stil gërshërë mënyrë kërcimi së larti që bëhet duke kryqëzuar këmbët në ajër. Not gërshërë lloj noti që bëhet duke u shtrirë gjysmë anash e duke kryqëzuar duart dhe këmbët.
Shprehje
- I ra gërshëra (fshesa, kosa) shih te BIE I. I prerë me gërshërë shumë i përshtatshëm për të bërë një punë, pikërisht ashtu si duhet. Si të prerë me gërshërë kanë të njëjtin shtat a gjatësi, janë të një mase. I ka prerë një gërshërë (janë prerë me një gërshërë) janë shumë të ngjashëm, pothuajse njësoj. I vuri (i futi) gërshërën a) e preu krejt; e qethi; b) e shkurtoi shumë një shkrim, i hoqi pjesë të tëra. I bëri veshët gërshërë (pipëz, bigë, curr, çift) shih te PIPËZ,~A. Është me kokë në gërshërë është në rrezik shumë të madh; e ka litarin në grykë. S'korret livadhi me gërshërë fj.u. shih te LIVADH,~I. Vuri (futi) kokën në gërshërë e rrezikoi veten, e vuri jetën në rrezik të madh. I do qethur mishi me gërshërë shih te QETH.