Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    GËRSHËRËZ

    f. sh.
    1. ndërt. Secili prej trarëve të hollë, që zbresin dy nga dy në trajtë gërshëre nga kulmari i çatisë, mbi të cilët mbërthehen qeprat.
    2. zool. Insekt i vogël, me trup të hollë e të gjatë në ngjyrë kafe të errët, me bishtin bigë e me dy brirthë në kokë, që ushqehet me pemë e sidomos me rrush.
    3. Kocaku i samarit, kaptelli i pasmë.
    4. vet. sh. Dy zgjatimet në majën e gjuhës së gjarprit.
    5. Lloj thurjeje a qëndisme e ngjashme me krahët e gërshërës, që bëhet mbi një pëlhurë; përparëse me qëndisma të tilla.
    6. Lloj plori pa majë.