GËZOF
m. sh.
- Lëkurë me qime të gjata e të buta, që mbulon trupin e disa kafshëve e i mbron nga të ftohtët. Gëzofi i dhelprës (i ariut).
- Lëkurë shtazësh me qime të gjata e të buta, e regjur dhe e përpunuar, që përdoret për të bërë veshje dimri ose si copë për jakën a për mëngët e një palltoje; pallto prej kësaj lëkurë. Gëzof dhelpre (kunadheje). Jakë gëzofi. Punishtja (fabrika) e gëzofit. Vesh gëzofin.
Shprehje
- Ia prenë gëzofin i dhanë atë që meritonte; e dënuan. Ti shkojë peri gëzofit shih te PE,~RI. Janë pe për një gëzof janë pothuajse njëlloj, janë shumë të përshtatshëm për njëri-tjetrin. Si të jetë moti, kthen gëzofin shih te KTHEJ. Kthen gëzofin (gunën, shpinën, kurrizin, krahët) nga fryn era shih te KTHEJ.