Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    PE

    m. sh.
    1. Fill pambuku, leshi etj.: pe mëndafshi; peri këputet ku është më i hollë (fj. u.); për një pe për një gjilpërë, shkoi dëm një gunë e tërë (fj. u.) për pak punë, shkoi dëm një gjë e madhe; / kryes. sh. fije e hollë në bishtajat e disa bimëve: penjtë e mashurkave.
    2. fig. Fill2: peri i ngjarjeve; ia këputi perin e tregimit (e mendimit).

      Shprehje

      • Ia bëri pe (dikujt) ia mblodhi mirë, ia futi dy këmbët në një këpucë; u bë pe u dobësua shumë; janë pe për një gëzof iron. janë pothuajse njëlloj a shumë të përshtatshëm për njëri-tjetrin; lëshoi pe (litar) bëri lëshime; ngatërron penjtë (lëmshin
      • ); me pe e me gjilpërë (në pe e në gjilpërë) me hollësi, fill e për pe; i qepur me pe të bardhë i rregulluar pa kujdes; i bërë në mënyrë trashanike; qep pa pe flet kot më kot a pa u menduar; t'i shkojë peri gëzofit t'i përshtatet diçkaje tjetër, të mos bëhet në mënyrë të trashë dhe pa mjeshtëri.